Capello merr drejtimin e përfaqësueses ruse për dy vjet
TIRANE- Italiani Fabio Capello, ish-trajner i ekipit të Anglisë, ka nënshkruar kontratën për të drejtuar ekipin përfaqësues të Rusisë, me synim kualifikimin për në Botërorin 2014 në Brazil, bëri të ditur të enjten Federata Ruse.
Kontrata u nënshkrua, bëri të ditur federata, pa saktësuar as zgjatjen e saj as detajet financiare.
Mediat ruse kanë shkruar se Capello ka nënshkuar për dy vjet me mundësinë edhe të dy vjetëve të tjerë, deri në 2016.
Capello zëvendëson në këtë post holandezin Dick Advocaat.
(ma.ar/BalkanWeb)