Në Shanghai, nuk shkoi për para

Didier Drogba insiston se kishte nevojë për një sfidë të re, dhe jo për para, pasi vendosi t’i bashkohej ekipit kinez Shanghai Shenhua.
Ish sulmuesi i Chelseat u prezantua zyrtarisht të shtunën, një muaj pasi nënshkroi kontratë për dy vjet e gjysmë, ku do të paguhet plot 200 mijë funte në javë.
“Shuma që e marr nuk është shumë e rëndësishme. Më shumë ka rëndësi se kam ardhur këtu për ta ndihmuar futbollin kinez. Paraja nuk është gjëja më e rëndësishme, sepse secili e di se unë kam dhënë shumë para në fondacionin tim, kështu që nuk kam ardhur këtu me idenë që të marr shumë para. Kam ardhur këtu për një sfidë të re”, tha sulmuesi nga Bregu i Fildishtë.