E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capussela : “EULEX”, simbol i dështimit në Kosovë”

Ish-anëtari i Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Andrea Capussela ka kritikuar  ashpër misionin e BE-së në Kosovë – EULEX, duke thënë se po dështon në mandatin që ka.

“EULEX-i është bërë simbol i jokompetencës, dhe jo i vlerave evropiane, dhe një vello e kushtueshme që fsheh aktivitetet e paligjshme të elitës nga sytë e qytetarëve kosovarë. BE-ja duhet të auditojë dhe të reformojë EULEX-in, të zëvendësojë menaxhimin e lartë dhe t`i japë misionit një udhërrëfim dhe mbështetje politike për ta bërë si duhet punën”, shkruan Capussela në artikullin për The Guardian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›