Cara në “3D”: Ky është momenti më i favorshëm gjeopolitik për integrimin në BE

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, komentoi hapjen e të gjitha kapitujve të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian sot në Bruksel. Në emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH, Cara tha se kjo është një mundësi e mirë për vendin, duke shënuar një moment strategjik të favorshëm gjeopolitik.
“Tani ka edhe një punë edhe më të madhe për Shqipërinë dhe ky është një interes shumë i madh i BE. Mos të harrojmë se BE ka edhe interesa gjeopolitike dhe synon të integrojë sa më shpejt Ballkanin, duke marrë parasysh zhvillimet nga Rusia dhe lufta në Ukrainë. Ata duan që BE të jetë sa më e madhe dhe gjeopolitikisht ky është momenti më i favorshëm. Si do ta shfrytëzojmë këtë moment, do ta shohim në vijim. E përshëndesim këtë gjë”, tha Cara
/rtsh.al/