Caritas dhuron një fond për muzeun "Nënë Tereza"
Në kuadër të bashkëpunimeve të ngushta mes Caritas-it shqiptar dhe Fondacionit kulturor "Nënë Tereza", në ambientet e Caritasit në Tiranë u bë një shkëmbim fondesh për mbështetje të projekteve që kanë të dy organizatat.
Zonja Liri Berisha presidente e Fondacionit kulturor "Nënë Tereza", i dorëzoi përfaqësuesve të Caritasit një fond prej më shumë se 100 mijë dollarësh të mbledhura nga emigrantët shqiptar në Amerikë, për t'i ndihmuar banorët e përmbytur në Shkodër.
Nga ana tjetër, Albert Nikolla, kreu i Caritas-it shqiptar , i dorëzoi zonjës Berisha një kontribut financiar prej 200 mijë lekë të reja në mbështetje të realizimit të muzeut "Nënë Tereza".
Ndërkohë Caritas-i shqiptar u dhuroi zonjës Liri Berisha dhe një punim artistik për të qenë pjesë e ekspozitave që fondacioni "Nënë Tereza" do të organizojë në disa vende europiane.