E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxënësit e shkollës "Wilson" festojnë ditën e Abetares

Klasat e shkollave 9-vjeçare të Shqipërisë janë të mbushura këto ditë me prindër, mësues dhe nxënës që festojnë përfundimin e abetares. Edhe fëmijët e klasave të para të Institutit Arsimor "Wilson" në Tiranë kanë festuar festën e Abetares, nga e cila ata mësuan 36 shkronjat e bukura shqipe.
Me praninë e mësuesve dhe prindërve ata kanë kënduar këngë dhe kanë thënë vjersha për përfundimin e librit të tyre të parë.
Drejtori i këtij institucioni arsimor ka falenderuar në fjalën e tij prindërit dhe mësuesit e pranishëm, dhe ka shprehur gatishmërinë për mbështetjen e fëmijëve në çdo hap në të ardhmen.
Me përfundimin e kësaj feste këta fëmijë hyjnë kështu në rrugën e ndritur të dijes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›