Tafaj: Vitin e ardhshëm, maturantët me diploma
problemet e maturës, lidhur me kualifikimin e mësueseve, masterat e etj. Gjatë fjalës së tij, ministri theksoi se përgatitjet për maturën shtetërore kanë ecur pozitivisht. Në këtë drejtim, ai tha se në muajin qershor nis provimi i parë dhe më datën 29 qershor përfundojnë të katër provimet në mënyrë që më pas nxënësit të kenë mundësi që të nisin procedurat për marrjen e formularit A2 për ndjekjen e studimeve të larta. Gjithashtu, ministri i Arsimit theksoi se nisja e konsultimeve për moskushtëzimin e marrjes së katër provimeve është një element pozitiv. Në vijim, ai theksoi se për vitin e ardhshëm po punohet që maturantët me mbarimin e gjimnazit të mos marrin më dëftesë pjekurie por diplomë. Kjo masë, sipas ministri të Arsimit krijon lehtësira dhe standarde për ndjekjen e studimeve universitare. Një tjetër element i rëndësishëm, tha ministri, është edhe futja e provimit të anglishtes për vitin e ardhshëm shkollor. Me anë të këtyre masave ministri tha se synohet përmirësimi dhe arritja e standardeve të vendeve të Bashkimit Evropian. Gjithashtu synohet rritje e cilësisë së maturantëve për të përballuar sfidën e arsimit të lartë. Për sa i përket korrigjuesve, Tafaj theksoi se janë përzgjedhur mësuesit me nivelin më të mirë dhe me përvojë, të cilët edhe do të trajnohen. Ministri ndër të tjera vuri theksin tek rëndësia që ka nxitja e shkollave dhe universiteteve për të bërë seanca këshillimore me specialistë të ministrisë së Arsimit. Ndër të tjera, ai theksoi se nga ministria e Arsimit janë zhvilluar takime me nxënësit dhe mësuesit ndërkohë që procesi i administrimit po ecën shumë mirë. Anëtarët e komisionit pasi u informuan mbi ecurinë e maturës shtetërore vlerësuan punën e ministrisë së Arsimit. Shkeljet që kryhen nga autoshkollat pa liçensa, 40 prej tyre në kryeqytet japin patentën pa kryer kursin