Carje në aksin Vlorë-Skelë, vështirësi në qarkullim
VLORë- Presioni i ujit gjatë punimeve për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit kanë dëmtuar një pjesë të rrugës në bulevardin kryesor. Carja e aksit Vlorë-Skelë dhe përhapja e ujit e baltës ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve duke krijuar shpesh edhe trafik. Por më absurde është mungesa e sinjalistikës, ndërsa mjetet vijojnë punën për riparimin e dëmit të shkaktuar në këtë aks.
Një pjesë e aksit Vlorës-Skelë, në sektorin pranë shkollës industriale rruga është carë plotësisht dhe kalimit i automjeteve për disa orë ishte i pamundur. Pavarësisht se tubat e rrjetit të ujesjëllesit janë thuajse 2 metra nën sipërfaqe, nga dëmi i shkaktuar duket qartë se preisoni i ujit ka qenë tepër i lartë.
(m.a/News24/BalkanWeb)