PS: Ministri i Ruzhdies do të grabisë edhe zgjedhjet e ardhshme
TIRANE- Pas deklaratave të ministrit të Jashtëm Ilir Meta, se maxhoranca është e hapur për ngritjen e komisionit hetimor, ka ardhur edhe ragimi i PS. Në një prononcim për mediat, deputetja e Partisë Socialiste Olta Xhacka, u shpreh se kur shqiptarët presin të behën pjesë e zonës Shengen, qeveria nuk ka kurajë të hap kutitë.
"Sot në vitin 2010 kur Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, e shqiptarët aspirojnë të përfshihen në hapësirën shengen e të integrohen në familjen europiane, pushtetarët nuk gjejnë kurajën të hapin as kutinë e Ruzhdies ku qahen se kanë humbur padrejtësisht një mandat” – deklaroi Xhacka.
Xhacka ka akuzuar Metën e Berishën se po përgatiten përsëri të vjedhin edhe zgjedhjet e ardhshme, ashtu sic bënë në Rruzhdie.
“Edhe ministri i Jashtëm i Ruzhdies mesa duket kërkon që bashkë me kryeministrin e Ruzhdies të grabisin edhe zgjedhjet e ardhshme ashtu siç grabitën ato që shkuan. Ne u bëjmë thirrje të mos humbin kohë po ti përgjigjen ofertës së opozitës për transparencë pasi edhe Ruzhdia duhet të bëhet si Europa, jo Shqipëria të bëhet si Ruzhdia”- përfundoi deputetja socialiste.
(m.a/BalkanWeb)