E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carla Bruni puthet gjatë xhirimeve, Sarkozy xheloz

 
Paris, 5 gusht – Presidenti i  Francës, Nicolas Sarkozi nuk ka arritur të përmbajë xhelozinë një ditë më parë, gjatë xhirimit të një skene puthjeje që e shoqja Carla Bruni ka pasur me aktorin amerikan Owen Willson. Top modelja italiane është ftuar nga regjisori i madh Amerikan Woody Allen të jetë personazh kryesor në filmin e tij të fundit, “Mesnatë në Paris”.

Sipas revistës Franceze VSD, Sarkozy ka vendosur t’i bëjë një vizitë surprizë të shoqes teksa ndodhej në sheshin e xhirimit, por me sa duket nuk e ka pritur mirë faktin që bashkëshortja e tij ishte në shoqërinë e një aktori simpatik si amerikani Willson. Në foton që BallkanWeb e ka marrë nga revista Franceze VSD, Sarkozy shfaqet i irrituar ndërsa ish top modelja Bruni përpiqet ta qetësojë atë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›