Carlat dhe Bruni një dhuratë zonjës së parë të Francës
CARLAT- Zonja e Parë e Francës po përgatitet të marrë një dhuratë të personalizuar. Banorët e fshatit të vogët Bruni, në Itali i kanë besuar fshatit Carlat (në qendër të Francës) një gur dolomiti për t'ia dorëzuar "në shenjë miqësie" Carla Bruni-Sarkozy.
Kjo iniciativë e këndshme është fryt i martesës së këtyre dy komunave të vogla malore, që janë rreshtuar me të majtën.
Një ditë, "kur mbaroi takimi i këshillit bashkiak u thashë kolegëve të mi: 'do të binjakëzohemi me Brunin'. Të gjithë qeshën", kujton Alain Cousin, kryetari komunist i bashkisë së Carlat-it, autor i kësaj shakaje me emrin e Zonjës së Parë që çoi në binjakëzim.
Ish-modelja dhe këngëtarja e lindur në Torino, është rritur në Itali. Ajo u martua në shkurt 2008 me presidentin francez dhe lindi në tetor vajzën e saj Xhulia.
"Bëmë kërkime në internet dhe gjetëm komuna me emrin Bruni në Teksas, Spanjë, Argjentinë... Zgjodhëm atë të Italisë", thotë ai.
Më pas ai kontaktoi me homologun e tij italian, Geremia Gios, kryetar i komunës së Vallarsas, një bashkim komunash që numëron rreth dyzet fshatra, ndër të cilët edhe Bruni, në rajonin e Dolomiteve, në Alpet italiane.
Geremia Gios e pranoi bashkimin. Dhe ceremonia e binjakëzimit të dy bashkive u bë në verën e vitit 2010. "Një binjakëzim zyrtar
Këshilltari pozon sot me krenari me shallin tringjyrësh të kaluar krahëqafë përpara tabelës "Carlat - qytet i binjakëzuar me Bruni (Vallarsa)", të afishuar në hyrje të komunës së tij të vogël me 300 banorë.
Para pak kohësh, ai i dha një miku të tij deputet i të majtës, Jean-Claude Sandrier, dhuratën për Carla Brunin, të cilën ia dorëzuan italianët gjatë vizitës së një delegacioni prej njëzet karlatianësh në Bruni në mes të tetorit.
"Ai ka kontaktet e tij në Elize", shpjegon Cousin. "Do t'i telefonoj bashkëpunëtorit parlamentar të presidentit francez, Nicolas Sarkozy javën e ardhshme, sapo të kthehem në asamble", thotë më thjesht deputeti francez i krahinës së Cher-it.
"E kam unë dhuratën. Është një gur dolomiti me një yll Alpesh përsipër. Ia lejova vetes të shikoja çfarë kishte kutia", shton deputeti, duke saktësuar se guri "mund të mbahet në dorë ".
I pyetur nga AFP-ja, kryetari italian i komunës korrigjon: "Nuk është një yll i Alpeve, por një zambak" i vizatuar "mbi këtë dhuratë nga një mjeshtër vendas".
"Gjithçka filloi kur kryetari i bashkisë së Carlat-it më kontaktoi para dy vjetësh. Ai kishte zbuluar se në komunën tonë të Vallarsas ishte një fsaht i vogël i quajtur Bruni", që numëon 150 banorë nga afro 1.000 banorë që ka Vallarsa, shpjegon Geremia Gios.
Binjakëzimi u zyrtarizua më 14 korrik 2010. "Ne e ftuam zonjën Bruni, por ajo kërkoi ndjesë, duke i uruar sukses miqësisë franko-italiane", tregoi sot Cousin.
Kjo nuk duket se e ka zbehur aspak idilin e dy komunave të vogla malore. "Kemi gjetur vizione të përbashkëta", shpreh kënaqësinë Geremia Gios. "Me homologët tanë italianë, na puqin shumë gjëra, pavarësisht pengesës së gjuhës", përforcon Alain Cousin, duke nënvizuar "ndarjen e vlerave të përbashkëta, pasi edhe Bruni është një fshat malor si Carlat".
"Merremi vesh shumë mirë edhe politikisht, pasi kryetari i bashkisë së Brunit është i qendrës së majtë, megjithëse kjo nuk është përcaktuese", shton ai.
(d.b/AFP/BalkanWeb)