E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, AK tubim, Spahiu: Flamuri drejt Kosovës, kjo ëndrra e Ismail Qemalit

VLORE-Qindra aktivistë të Alanca Kuq e Zi kanë mësyrë sot në rrugët e Vlorës. Në orën 11:00 në Sheshin e Flamurit i zhvillua një tubim nga aktivistët e ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Kreshnik Spahiu tha se nga sot do të realizohet ëndrra e vërtetë e Ismail Qemalit, rrugëtimi i flamurit drejt Kosovës. “Në këta 99 vjet ndryshuan territoret. 99-shat e Shqipërisë i bëjnë të 99-tat shqiptarëve. Nuk ishte kjo ëndrra e Ismail Qemalit. Ne jemi sot në këtë rrugëtim. Flamuri kuq e zi nga sot deri në 28 Nëntor 2012 do rrugëtoje drejt Prishtinës. Viti 2012, fundi e ëndrrës së atyre që shkatërruan ëndrrën e shqiptarëve”

Manifestimi madhështor u be me rastin e Shpalljes së Pavarësisë se Shqiperise 99 vjet më parë.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›