Një koalicion që i shërben Shqipërisë
Nga Nga Ivana TOMÇO
Më në fund, pas përpjekjesh e aspiratash të përbashkëta, kemi mundur të asistojmë në zgjedhje të lira e të ndershme, të zhvilluara në një klimë të qetë, të lirë dhe frymëzuese për një të ardhme më të mirë. Tashmë, edhe ne kemi të drejtë të aspirojmë për një fytyrë të re, një fytyrë europiane të Shqipërisë. Natyrisht, do të kishim dashur që edhe situata pas-zgjedhore të kishte qenë e tillë, e qetë dhe pa tensione. Por, nuk ishte e thënë gjithsesi !!! Nga zgjedhjet ka dalë një koalicion, një aleancë pas-zgjedhore, e cila ka për qëllim të zgjerojë bazat e qeverisjes, të rrisë legjitimitetin e forcës qeverisëse, të ulë nivelin e kontestimit në drejtim të politikës e vendimmarrjes. Duke qenë se formacioni politik fitues, nuk e gëzonte mazhorancën absolute për të ushtruar i vetëm qeverisjen, përgjatë gjithë legjislaturës, kemi asistuar në negociata pas-elektorale, ku partia fituese i ka bërë thirrje një formacioni tjetër politik, Lëvizjes socialiste për Integrim, me qëllim që të bashkohen në një qeverisje të përbashkët me bazë më të gjerë.
Në këndvështrimin tim, çdo lëvizje a veprim që është në të mirë të një kauze të madhe, duhet përgëzuar. Mendoj se Shqipëria tashmë e ka nisur rrugën e saj, e nuk ka kohë më të zvarritet e të humbasë kohë e nerva pa fund, të kërkojë zgjedhje të parakohshme e qeveri të tjera. Këto do të më dukeshin marrëzi, kur ne nuk kemi më kohë për të humbur.
Shumë gjëra që kanë ndodhur kohët e fundit, më kanë bërë të mendoj se shoqëria shqiptare, njerëzit tanë janë tashmë më të emancipuar, më të ndërgjegjshëm për atë që po kalojmë e atë që na pret. Ata e kanë kuptuar se Shqipëria jonë duhet të nxitojë në rrugën e reformave, e ajo që kemi përpara kërkon shumë tolerancë dhe mirëkuptim. Le të mos i shohim gjërat ngushtë e duke u nisur nga interesa vetjake, por të mendojmë më gjerë, për të mirën e përbashkët. Përse të mos e vlerësojmë krijimin e një aleance që do t i sjellë Shqipërisë një qeverisje me bazë më të gjerë, një përfaqësim më të madh në qeveri, një kontribut të më shumë njerëzve që mendojnë ndryshe, e veprojnë për të njëjtin qëllim?
Mua personalisht, më duket diçka shumë e rëndësishme ajo që ka ndodhur. Jam mbushur me optimizëm për shumë arsye, edhe pse drejtuesi i LSI ka thënë se është një veprim që e ka bërë me dhimbje. Natyrisht është një sakrificë në emër të Shqipërisë. Fakti që udhëheqësit tanë nuk rrëmbehen më nga emocione të çastit, ata dinë të reflektojnë për çështje madhore, është një nga arsyet që më ka dhënë optimizëm. Një arsye tjetër: më duket diçka interesante dhe ndodh për herë të parë që dy parti opozitare vendosin të qeverisin bashkë. Jam kureshtare të shoh rezultatin e bashkëpunimit të dy mendimeve ndryshe, në dobi të së mirës së përbashkët.
Do doja të sqaroj për gjithë njerëzit, në mënyrë që ata të kuptojnë më mirë se çfarë është dhe çfarë nënkupton një koalicion partish. Partitë politike kanë marrëdhënie të shumëllojshme midis tyre në skenën politike. Këto marrëdhënie mund të mbështeten në struktura të parashikuara ose jo nga të drejtat e partive politike. Me qëllim që të përforcojnë mundësinë e ardhjes në pushtet ose të mund të kenë peshë më të madhe në lojën politike, partitë opozitare grupohen ose krijojnë struktura bashkëpunimi.
Këto struktura mund të marrin forma të ndryshme: koalicione, aleanca, ose parti që rezultojnë nga shkrirja. Me koalicion partie, kemi parasysh një grupim anëtarësh, të cilët kanë si synim përgatitjen e një veprimi të përbashkët. Ndërsa koalicioni i partive nënkupton një bashkim partish që grupohen me njëra tjetrën për të përftuar një numër të caktuar rezultatesh, psh: në zgjedhje ose në veprimtari parlamentare. Koalicioni ka një karakteristikë të dyfishtë. Ai është i përkohshëm dhe krijohet me një objektiv të caktuar. Pra, grupimet e partive kanë karakter të përkohshëm. Kohëzgjatja varet nga plotësimi i objektivave momentale.
Koalicioni i partive nuk është i njëjtë me koalicionin zgjedhor. Ky i fundit është grupim i forcave politike me qëllim për të udhëhequr së bashku. Koalicionet zgjedhore mund të krijohen para zgjedhjeve, ose pas tyre. Në rastin tonë, bëhet fjalë për një koalicion pas- zgjedhor, i cili duke pasur parasysh qëllimin dhe rrethanat në të cilat është krijuar, mund të kontribuojë veç në të mirën e përbashkët. Le ta mbështesim këtë aleancë e cila do të mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët!