E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrumbohet kisha e Nartes

Kisha 800 vjecare e Nartes ne Vlore eshte shkrumbuar nga flaket.Zjarri ka shperthyr duke u gdhire dita e diele dhe ka perfishire te gjithe hapsiren kishes se Shen Djeles.Banoret e fshatit Narte kane njoftuar menjehere policine.Banoret kane nderyre te shuajne flaket, por ato jane perhapur me shpejtesi si shkak i objekteve te drurit qe jane ndodhur brenda saj.Policia ka mberritur menjehere ne vendngjraje dhe sebashku me forcat zjarrefikse jane munduar te shuajne zjarrin, por kisha eshte djegur pothuajse plotesiht.Autoritet lokale nuk kane ende nje shkak te qarte per renien e zjarrit, por sipas policise qirinjte e lene ndezur mund te jene arsyeja kryesore e ndezjes se flakeve.Kisha e Nartes daton ne vitin 1200 dhe eshte nja monumentet e rendesishme te zones.Pasi ishte rikonstruktuar kisha e Shen Djeles, ka sherbyer per kryerjen riteve fetare te banoreve te zones se Nartes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›