E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Triptik Mediatik" libri më i ri i Emir Dobjanit

"Triptik Mediatik" është libri më i ri i Avokatit të popullit Edmir Dobiani. Në një pritje me miqtë dhe kolegët më të ngushtë të akvokatit u promovuan vlerat që sjell ky libër. Triptiku është një përmbledhje e vetë rrugëtimit që ka përshkruar Avokati i Popullit që nga viti 2000. Libri qëndron mbi tre shtylla, të cilat autori i paraqet që në titull "Ju drejtohem, Ju përgjigjem, Ju shkruaj. Libri ka një rrugëtim të gjatë, që nga ditët e para të hapjes së institucionit të Avokatit të Popullit e deri në ditët e sotme. Stafi I tij ka qënë gjithnjë në përputhje të plotë me konceptin e funksionimit të Avokatit të Popullit. Artur Lazebeu ka përpunuar dhe ka sjellë cdo gjë gati në këtë vëllim të Ermir Dobjanit., Është një botim, i cili sjell më të mirat e një kariere që vazhdon të mbetet udhërrëfyesja e drejtësisë. E asaj drejtësie, përa ta që nuk gjejnë dyer të hapura, nuk përkrahen, nuk ndjejnë se dora e shtetit I mbron. Janë të vëgjël përpara kësaj bote të madhe dhe shpesh të padrejtë dhe për këtë Ermir Dobjani duket se do të vazhdojë të pounojë gjatë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›