Carrick lavdëron Andersonin

Nga Express më 28 dhjetor 2010 në ora 17:21
Michael Carrick beson se shoku i tij i repartit, Anderson, do të ketë të ardhme të ndritshme si futbollist. Pas dy vitesh të vështira, 22 vjeçari nga Brazili këtë vit po shkëlqen me paraqitjet e tij.
Majtaku, i transferuar te ‘Djajtë e Kuq’ nga Porto në verën e vitit 2007, shihet si njëri nga lojtarët e rëndësishëm për ndërtimin e ekipit të ri të Sir Alex Ferguson.
“Është e qartë se janë disa futbollistë që po vijnë. Ando nuk përmendet aq shumë, pasi që kishte periudha lëndimesh. Por, ai po rikthehet. Është lojtar i ri dhe ditët e mira po vijnë për të”, tha Carrick.