Llorente, ideal për Realin

Nga Express më 28 dhjetor 2010 në ora 17:24
Selektori i Spanjës, Vincent Del Bosque ka thënë se sulmuesi i Athletic Bilbaos, Fernando Llorente, do të ishte ideal për gjigantin spanjoll, Real Madrid, të cilin e kishte udhëhequr në fillim të viteve 2000.
“Llorente do të përshtatej në Real Madrid. Ai është një lojtar që mund t’i përshtatej çdo skuadre botërore. Për Realin, nëse do ta transferonte këtë futbollist, do të ishte një blerje e madhe”, u shpreh kampioni i botës me përfaqësuesen spanjolle për të përditshmen e këtij vendi, Marca.