E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carroll e meriton Evropianin

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard beson se forma e sulmuesit Andy Carroll në periudhën e fundit meriton të shpërblehet me përfshirje në ekipin e Anglisë për Euro 2012.

Pas transferimit nga Newcastle për 43 milionë euro në janar të vitit të kaluar, Carroll ka kaluar një periudhë të vështirë në Merseyside, duke realizuar vetëm 11 herë në 50 ndeshje. Megjithatë, ai ka shënuar tri herë në pesë takimet e fundit dhe Gerrard është i mendimit se Carroll e meriton të jetë anëtar i Anglisë në Euro 2012.

“Mendoj se forma e tij në dy ose tre muajt e fundit ka qenë fantastike dhe ai e meriton të jetë në ekipin e Anglisë”, tha Gerrard për The Guardian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›