E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampionëve është trofeu më i madh

Mesfushori ofensiv i Bayern Munichut, Arjen Robben ka deklaruar se Liga e Kampionëve është qëllimi kryesor i skuadrës së tij, pavarësisht se bavarezët do të luajnë kundër Borussia Dortmundit në finalen e Kupës së Gjermanisë të shtunën.

Përfaqësuesi holandez është i bindur se titulli evropian për klube është çmimi më i madh në futboll, por pranoi se ai është i përqendruar tërësisht në ndeshjen e ardhshme kundër kampionit të Bundesligës.

“A jam i fokusuar në finalen e Ligës së Kampionëve? Jo”, tha 28 vjeçari për revistën gjermane Kicker.

“Kjo ndeshje është objektivi ynë kryesor, por së pari duhet të luajmë finalen kundër Dortmundit. Ne do të japim gjithçka për ta fituar atë. Por, për të qenë i sinqertë, Liga e Kampionëve është qëllimi kryesor imi, i klubit, i të gjithëve. Nëse dikush do të më ofronte Ligën e Kampioneve, por jo edhe Kupën DFB-Pokal, unë do ta pranoja atë ofertë menjëherë”, shtoi ai.

Robben përfundoi intervistën duke paralajmëruar klubin dhe Kombëtaren: “Dy vite më parë i kam premtuar gruas dhe nënës sime se nëse e fitoj Ligën e Kampionëve dhe Euro 2012 do të ndalem së luajturi futboll”. Ish lojtari i PSV dhe i Real Madridit ka shënuar 12 gola në 24 paraqitje për Bayernin këtë edicion në Bundesligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›