Kaka qëndron në Real

Leite Kaka ka insistuar se është i lumtur në Real Madrid dhe se dëshiron të respektojë kontratën me klubin spanjoll.
Mesfushori brazilian vazhdimisht është spekuluar me një largim të mundshëm nga Santiago Bernabeu gjatë verës, pasi nuk zinte vend në formacionin bazë të skuadrës. Megjithatë, ai nuk do të braktisë gjigantin madrilen.
“Unë kam edhe tri vite kontratë me Realin dhe dëshiroj të qëndroj këtu dhe të arrij suksese të reja. Titulli i La Ligës ishte një moment tjetër historik në karrierën time”, tha Kaka për Globo TV.