Interi do ta mbajë Stramaccionin

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka konfirmuar se Andrea Stramaccioni do të mbetet në postin e trajnerit për sezonin 2012-2013.
36 vjeçari u emërua në detyrë në fund të marsit pas promovimit nga skuadra Primavera, në vend të Claudio Ranierit të shkarkuar. Fillimisht besohej se ai do të udhëheqë ekipin vetëm për pjesën e mbetur të sezonit, por Moratti duket i bindur nga rezultatet.
“Do ta konfirmoj Sramaccionin. Ai ka dëshmuar përvojën e tij në derbi dhe kjo më ka gëzuar shumë”, deklaroi Moratti për Sky Sport Italia.