E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carson forcon Bursasporin

Nga Express më 02 korrik 2011 në ora 17:53

Portieri Scott Carson është larguar nga West Bromwich Albion për në klubin turk Bursaspor.

“Ai ka qenë shërbëtor i mirë për klubin dhe duam t’i ofrojmë çdo të mirë në të ardhmen në këtë përvojë në një shtet të huaj”, tha menaxheri i West Brom, Roy Hodgson, të shtunën.

Carson, 25 vjeç, bëri 118 paraqitje në tri vite me klubin nga Premierliga. Ai zhvilloi tri ndeshje për Anglinë, të fundit më 2008. Bursaspor përfundoi i treti në kampionatin turk sezonin e kaluar, 21 pikë prapa kampionit Fenerbahce.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›