E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaddafi me magji kundër kryengritësve!

Nga Express më 02 korrik 2011 në ora 16:00

Magji e zezë dhe hyjni afrikanë janë manovra e fundit e Muammar Gaddafit, për të mbajtur në këmbë regjimin e tij.

Koloneli ka thirrur liderë shpirtërorë dhe shtriga nga Mali, Mauritania, Gambia, Maroku dhe Nigeria, për të larguar kryengritësit, që po i afrohen fortesës së tij në Tripoli.

Lajmin e ka bërë të ditur koloneli Saleh Al Ubaidi, i cili ka kaluar në radhët e kryengritësve, në një deklaratë për të përditshmen “Assharq Al Awsat”.

“Hyjnitë dërgojnë priftërinjtë e tyre në fushat e betejës me talismanë magjikë në dorë, për të ruajtur besnikërinë e ushtarëve”, ka treguar Al Ubaidi.

Ndërkohë, në Francë, vend i gjendur mes polemikave për shkak të furnizimit të kryengritësve libianë me armë, 51 për qind e popullsisë nuk aprovojnë ndërhyrjen ushtarake në Libi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›