E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carvalho e lë Realin në fund të sezonit

Ricardo Carvalho do ta mbyll eksperiencën e tij në Real Madrid, në fund të këtij sezoni.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle, As, sipas së cilës, klubi madrilen ka vendosur ta lë të lirë qendër mbrojtësin portugez.

Ish futbollisti i Chelseas, edhe pse ka kontratë me ‘Los Blancos’ deri në qershor të vitit 2013, do ta mbyll aventurën në Santiago Bernabeu, për t’u rikthyer në atdhe, ku edhe do ta përfundojë karrierën. Me zhvendosjen e Sergio Ramosit në qendër dhe Pepes së padiskutueshëm, Carvalho ka mbetur rezervist në ekipin e Jose Mourinhos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›