Arsenali e do pozitën e dytë

Portieri i Arsenalit, Wojciech Szczesny ka folur për ambiciet e ‘Gunners’, gjashtë ndeshje pa përfunduar Premierliga.
Londinezët momentalisht gjenden në pozitën e tretë, 10 pikë prapa Manchester Cityt.
“Besoj se do të përfundojmë në pozitën e tretë. Por, City duket i turbullt dhe mund ta zëmë, kushedi. Objektiv yni është që ta fitojmë çdo ndeshje. Në këtë mënyrë, do të jemi në Ligën e Kampionëve edhe sezonin e ardhshëm. E kemi demonstruar se kur jemi nën presion, mund t’ia dalim”, u shpreh portieri Szczesny.