E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nasri beson në titull

Samir Nasri insiston se Manchester City ka ende gjasa për ta fituar titullin e kampionit në Angli, përkundër humbjes nga Arsenali, 1:0 në Emirates Stadium.

Goli i Mikel Artetas e shtoi epërsinë e United ndaj Cityt në 8 pikë, duke i zbehur gjasat e ‘Citizens’, për t’iu gëzuar titullit për herë të parë, që nga viti 1968.

“Jam i vetëdijshëm se çka them rreth titujve. Jam i sigurt se do të fitoj trofe me Man Cityn, para Arsenalit. Fansave të Arsenalit u them: City është 10 pikë përpara jush. Vetëm mbështeteni ekipin tuaj dhe harromëni mua”, ka shkruar futbollisti francez në Twitter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›