Maqedoni,Veljanovski: Zgjedhjet më 22 ose 29 mars
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë deklaroi se do t'i shpallë zgjedhjet vendore dhe presidenciale në gjysmën e parë të janarit, pasi që Parlamenti do ta miratojë amendamentin kushtetues me të cilin ndërrohet censusi për zgjedhje të presidentit në rrethin e dytë. Seanca është caktuar për më 9 janar. Veljanovski në një intervistë për agjencinë MIA theksoi se pas miratimit të amendamentit do të konvokojë konsultime me partitë politike pas së cilës do t'i shpallë zgjedhjet. Data të mundshme janë 22 ose 29 mars.
"Në pajtim me kompetentët kushtetues unë si kryetar i Kuvendit i shpalli zgjedhjet vendore dhe presidenciale. Ka filluar procedura për ndryshim të Kushtetutës dhe ajo duhet të përfundojë me fazën e tretë dhe miratimin e amendamentit kushtetues për zgjedhje të kryetarit dhe ndërrim të censusit për zgjedhje në rrethinë e dytë. Pasi që do të miratohet amendamenti kushtetues në dy ditët e ardhshme do të konsultohet me partitë politike dhe në bazë të bisedave me ato do ta caktojë datën për mbajtje të zgjedhjeve vendore dhe presidenciale. Me siguri do të jetë 22 apo 29 marsi", deklaroi Veljanovski.