E Shtunë, 31 Tetor 2026

Casillas: Vështirë të luftojmë për tituj

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas ka thënë se është e vështirë për ekipin e ri të Los Blancos lufta për trofe në të gjitha frontet.

“Nuk është e lehtë të kesh një ekip të ri si ky. Ne jemi shumë të rinj, në fakt una jam lojtari i dytë më i vjetër, me 29 vitet e mia. Por, ne jemi këtu, të gjallë në të trija garat dhe kemi grup të fortë, që nuk e ka ndërmend të dorëzohet”, theksoi San Iker.

Real Madridi takohet me Levanten në fundjavë në Santiago Bernabeu, sfidë kjo e cila rrumbullakëson plot nëntë vjet pa pësuar humbje në shtëpi për trajnerin e Los Blancos, Jose Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›