E Shtunë, 31 Tetor 2026

Casillas: Xavi dhe Iniesta më të vlefshëm se Messi

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka mbështetur dyshen e Barcelonës, Andres Iniesta dhe Xavi për të fituar Topin e Artë.
Casillas është i lumtur që sheh aq shumë spanjollë në mesin e të nominuarve dhe i vlerëson bashkëkombësit e tij Iniesta dhe Xavi si më të vlefshëm se bashkëlojtari i tyre Lionel Messi.
"Nëse unë do të mund të votoja, do t'ia jepja trofeun Xavit ose Iniestas, pasi ata e meritojnë më shumë këtë çmim dhe janë shokë të mi. Andreas dhe Xavi kanë fituar kampionatin evropian, derisa Messi ende nuk ka fituar titull me Argjentinën", ka thënë Casillas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›