1 orë shtesë mësim, mësuesit heshtin

Urdhëri i nxjerë nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj për shtimin e një ore mësimi në ditë për çdo mësues, nuk komentohet nga mësuesit e gjimnazeve me pretendimin se nuk janë njohur zyrtarisht me të. Lidhur me këtë çështje në kemi shkuar në shkollën e mesme "Partizani" në kryeqytet. Por mësuesit e kësaj shkolle janë shprehur tepër indeferent ndaj faktit nëse nxënësit kanë apo jo nevojë për orë mësimi shtesë për konsultime. Ndërkohë që vetë nxënësit janë shprehur tepër të interesuar për zhvillimin e këtyre orëve mësimore. Madje disa prej tyre kanë shpjeguar përpara mikrofonit të RTV "Ora News" se kjo do të evitonte kurset private që kryhen edhe nga mësues të kësaj shkolle, çka do të ishte në të mirë të nxënësve.
Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj e ka publikuar këtë urdhër pak ditë më pare. Sipas tij të gjithë mësuesit në shkollat e mesme dhe nëntë vjeçare do të bëjnë nga një orë mësimi shtesë në ditë më qëllim për të kryer të gjithë konsultat e nevojshme nga nxënësit, një mënyre kjo për t'i dhënë fund kurseve private që zhvillohen po nga mësuesit e shkollave kundrejt një pagese.