Spalletti ëndërron Italinë

Ish-trajneri i Romës, Luciano Spalletti ka theksuar se ndihet i gatshëm të zëvendësojë Marcello Lippin në detyrën e selektorit të Italisë. Lippi pritet të largohet nga posti i tij aktual, pas përfundimit të Kampionatit botëror 2010, ndërsa Spalletti është aktualisht i lirë, pas largimit nga Roma, më herët gjatë këtij sezoni.
Secili trajner ëndërron ekipin kombëtar dhe unë ndihem i gatshëm. E kam fjalën për Kombëtare të huaj, por edhe për atë italiane, tha Spalletti për të përditshmen italiane, La Repubblica. Pavarësisht dëshirës së hapur për të drejtuar Azzurrët, nëse Lippi përfundimisht largohet pas Kampionatit botëror, Spalletti tani për tani preferon të punojë në një shtet të huaj.
Ku qëndron e ardhmja ime? Preferoj një aventurë në një shtet të huaj, nëse më lejohet të bëj parashikime, përfundoi ai. Spalletti së fundi spekulohej se mund të marrë drejtimin e gjigantit rus, Zenit St Peterburg, ndërsa javën e kaluar ishte shfaqur kandidat i Atletico Madridit, por mediat italiane njoftuan se ai refuzoi ti bashkohet klubit spanjoll.