Taçi: Reali, me me te miren ndaj Gramozit

Real Madridi, 9 here kampion i Europes, do te zbrese ne Tirane me 21 dhjetor per edicionin e trete te trofeut “Taçi Oil”.
Konfirmimi ka ardhur nga biznesmeni Rezart Taçi, i cili solli Milanin ne dy trofete e pare.
“Mund t’ju konfirmoj se eshte zyrtare. Jane detajet e fundit ne lidhje me disa komoditete qe duhen permbushur. Ndeshja Gramozi-Real Madridi do te luhet ne “Qemal Stafa” ne ora 19.00. Nga telefonata e fundit qe pata me zotin Florentino Perez, me konfirmoi qe te gjithe lojtaret do te jene prezente. Edhe ata qe nuk jane ne formen e duhur do jene prezente, nuk do luajne, por do te jene ne Tirane. Gjithashtu Kaka dhe Ronaldo, se bashku me Florentino Perez dhe me mua, do te jene ne nje konference shtypi perpara ndeshjes miqesore”, tha Taçi.