E Diel, 1 Nëntor 2026

Casillas, më i miri

Iker Casillas ishte portieri më i mirë i vitit 2009. Federata Ndërkombëtare për Histori dhe Statistika të Futbollit e ka shpërblyer përfaqësuesin spanjoll, njëherësh portier i Realit të Madridit, me këtë çmim, pas paraqitjeve të shkëlqyeshme të tij në ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pas tij, renditet portieri i përfaqësueses italiane dhe i Juventusit, Gianluigi Buffon, derisa pozita e tretë i takoi portierit të Brazilit dhe të Interit, Julio Cesar.

Klasifikimi komplet
1. Iker Casillas (Real Madrid) 230 pikë
2. Gianluigi Buffon (Juventus) 150
3. Julio Cesar (Inter) 124
4. Edwin Van der Sar (Man Utd) 87
5. Petr Cech (Chelsea) 75
6. Victor Valdes (Barcelona) 53
7. José Manuel Reina (Liverpool) 19
8. Igor Akinfeev (CSKA Mosca) 17
9. Matthew Howard (Everton) 7
10. René Adler (Bayer Leverkusen) 6

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›