Shumë borxhe, Man Utd shet

Njëri prej klubeve më të pasura në botë, ka filluar të futet në borxhe, të cilat sa kalojnë ditët, bëhen më të mëdha e më të mëdha.
Manchester United duhet ta nivelizojë buxhetin, pasi që ky klub, i udhëhequr nga miliarderi Glazer, ka borxhe të mëdha. Për të filluar ta sanojë bilancin (bëhet fjalë për 800 milionë euro), pas shitjes së Carlos Tevez e Cristiano Ronaldos, menaxheri skocez, Sir Alex Ferguson, duket se do të jetë i detyruar të sakrifikojë dhe ta shesë edhe një tjetër futbollist të rëndësishëm, në fund të sezonit.
Sipas tabloidit britanik - The Sun, i gjithë përqendrimi është tek ylli i kësaj skuadre, Wayne Rooney. Për 24-vjeçarin, përfaqësues anglez, duket se janë të interesuara klubet e mëdha spanjolle, Real Madrid e Barcelona, që duket se janë të gatshme të ofrojnë 70 milionë funte, përkatësisht gati 80 milionë euro.