E Diel, 1 Nëntor 2026

E do Ligën e Kampionëve

Të dielën, Leite Kakà, është rikthyer në fushë kundër Maiorcas, pas një muaj e gjysmë pauze. Këmba e tij funksionoi mirë: ai dhuroi asistim, pasime dhe një lojë të mirë, në fitoren 2:0, e cila e la Real Madridin të dytin, me 2 pikë më pak se kryesuesi Barcelona.

Një ovacion për të nga 60 mijë tifozë në Bernabeu, të cilët e sfiduan të ftohtin polar në stadium (-3°) dhe borën, për ta parë rikthimin e tij dhe skuadrën madrilene. Kakà është sërish drejtues i orkestrës që ka komanduar kundër Maiorcas, prej së cilës pritej më shumë.

Ylli brazilian ka demonstruar se ishte në një formë perfekte, duke i lënë prapa problemet që kishte në të kaluarën, edhe kur luante tek Milan. “Gjendemi në një dinamikë fituese dhe impresionuese”, ka thënë Kaka pas ndeshjes, në programin radiofonik “El larguero”.

Braziliani ka thënë se i pëlqejnë ndeshjet vendimtare në fund të sezonit. Ai e ka vënë synimin për këtë sezon. “Do të bëja gjithçka për të luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve në Madrid”, shtoi Kaka, i cili tregon se çdo ditë lutet dhe e lexon Biblën me familjarët.

Ai e ka falënderuar Zotin, për të cilin thotë se ka dashur që ai të vazhdojë të luajë futboll, pas shumë lëndimeve.

Kaka, e pranon se i mungojnë shokët e Milanos, ndërsa ka zgjedhur edhe kampionatin më të mirë të tij në botë. “Këtu në Spanjë futbolli është më teknik dhe i përshtatet më së miri lojës sime. Në Itali punohej më shumë në taktikë dhe në studimin e ndeshjes. Kënaqem më shumë në Spanjë, sepse futbolli është më i hapur dhe më i pasur”, pohoi ai.

Përfaqësuesi brazilian e ka lavdëruar edhe bashkëlojtarin e tij të ri, Cristiano Ronaldo. “Është i madh, një fenomen. Flas shumë me të sepse kemi një raport mjaft të mirë”, ka shtuar Kaka, i cili përpos në fushë, është i dashur për të gjithë edhe jashtë saj. Ai deklaron se është ende i ri dhe se ka dëshirojë të shkojë në kinema, ndërsa nuk i preferon shumë diskotekat.

Kaka preferon të qëndrojë më shumë afër familjes, duke i lënë anash gjërat tjera.
Atë e thërrasin në disa versione. “Kur isha i vogël, vëllai im nuk ia dilte të thoshte Ricardo, kështu që më thërriste Kakà. Gruaja ime më thërret i dashur, prindërit e mi -Ricardo ose Kakà, varet, në Itali - Ricky, në Brazil - Kakà. Për mua është e njëjtë”, përfundoi Leite Kaka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›