Casillas pensionohet me 40 vjet

Nga Express më 21 maj 2011 në ora 11:24
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas të premten festoi ditëlindjen e tij të 30-të dhe bëri të ditur se synon të zhvillojë edhe dhjetë vjet karrierë si futbollist. Reprezentuesi spanjoll, i cili deri më tani gjatë karrierës së tij me gjigantin madrilen ka fituar tituj të shumtë, gjatë një interviste me të përditshmen sportive spanjolle, Marca ka theksuar se planifikon të luajë deri në moshën 40 vjeç. “Dua të luaj deri kur t’i mbush 40 vjet. Nëse ndiheni mirë, mund ta bëni pa problem”, tha Casillas, i cili është anëtar i Realit nga 1990 kur kishte filluar karrierën si junior.