E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger lufton për Fabregasin

Nga Express më 21 maj 2011 në ora 11:26

Menaxheri i Arsenalit Arsene Wenger është zotuar të “luftojë” për të mbajtur kapitenin Cesc Fabregas në klub, sezonin e ardhshëm. Gjiganti londinez do të përfundojë sezonin e gjashtë pa asnjë titull të fituar, por Wenger ka paralajmëruar se nuk ka garanci të suksesit nëse Fabregas vendos të kalojë në një klub tjetër. “Pres që ai të mbetet këtu dhe do të luftoj shumë për ta mbajtur këtu. Ju gjithmonë duhet të luftoni kur keni një futbollist të kualiteteve të tilla. Ju gjithmonë duhet të luftoni për të mbajtur futbollistët tuaj”, tha Wenger për mediet angleze. Sezoni i Arsenalit mori rrugën e gabuar prej kur ata u mposhtën 2-1 nga Birmingham City, në finale të Carling Cup në Wembley, 12 muaj më parë. Ata tani nuk e kanë të garantuar kualifikimin e drejtpërdrejtë për Ligën e Kampionëve, sepse kanë rënë në pozitën e katërt në Premierligë, prapa fituesit të FA Cup, Manchester City. Edhe nëse Arsenali fiton ndeshjen e xhiros së fundit në Fulham, të dielën, fitorja e Cityt në Bolton do t’i linte Topçinjtë në pozitën e katërt. Wengerin e pret punë e vështirë të mbajë yjet e ekipit të tij, e posaçërisht Fabregasin. “Kush ju garanton se nëse shkoni diku tjetër, do të fitoni tituj? Krenaria më e madhe për një kapitem është të jetë i përkushtuar në klubin e tij dhe të fitojë tituj me ekipin e tij”, përfundoi Wenger

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›