E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cavani vazhdon në Napoli

Nga Express më 21 maj 2011 në ora 11:24

Sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare që do ta mbajë atë në klub deri më 2016. Cavani fillimisht ishte i huazuar për një vit nga Palermo, por ylli uruguaian ka realizuar 26 gola këtë edicion dhe Napoli siguroi transferimin e tij të plotë. Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis konfirmoi marrëveshjen për radiostacionin Radio Marte. “Me Edinsonin jemi takuar sot dhe kemi vazhduar bashkëpunimin tonë. Më pas ai u largua për në Uruguai, pas nënshkrimit të kontratës së re deri më 2016”, tha De Laurentiis.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›