Taiwo nënshkruan me Milanin

Nga Express më 21 maj 2011 në ora 18:55
Mbrojtësi i majtë nigerian, Taye Taiwo është transferuar te kampioni i ri i Italisë, Milan, si futbollist i lirë nga Olympique Marseille. Taiwo, 26 vjeç, kaloi vizitat mjekësore me Milanin të mërkurën, ndërsa finalizoi transferimin nga Stade Velodrome në San Siro duke nënshkruar kontratë trevjeçare. Taiwo bëri më tepër se 185 paraqitje në gjashtë sezonet me Marseille, duke luajtur rol të rëndësishëm në suksesin e skuadrës me fitimin e titullit të kampionit në Ligue 1 sezonin e kaluar.