E Diel, 1 Nëntor 2026

Casillas, rekord paraqitjesh me Spanjën

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas është bërë lojtari me më së shumti paraqitje me përfaqësuesen e Spanjës, pas ndeshjes që e zhvilloi të martën mbrëma ndaj Kosta Rikës.

Casillas mbrojti nga minuta e parë në barazimin 2:2, ndërsa e regjistroi paraqitjen numër 127 për ‘Stuhinë e Kuqe’, duke e kaluar rekordin e deritashëm të Andoni Zubizarretës, që mbronte 126 herë për spanjollët.

Portieri i madrilenëve megjithatë e bëri një gabim të madh në golin e parë të mysafirëve, që e shënonte Randall Brenes. Mirëpo, kjo ka pak rëndësi kur kihet parasysh arritja e tij historike.

“Shpresoj që eksperienca ime me Spanjën të vazhdojë edhe një kohë të gjatë. jam mjaft i lumtur dhe i nderuar për këtë, do të doja t’i falënderoj shokët e skuadrës. Më duhet të mbroj mirë në çdo ndeshje me Spanjën dhe me Real Madridin”, deklaroi Casillas për mediat spanjolle.

Casillas kishte debutuar me Spanjën kundër Suedisë në Gothenburg më 3 korrik 2000. me kalimin e kohës, ai u bë portier i rëndësishëm i spanjollëve, duke kontribuuar në sukseset në Euro 2008 dhe Botërorin 2010.

Pas Casillasit me më së shumti paraqitje ka Zubizarreta (126), Xavi (105), Raul (102) e Puyol (96).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›