Rikthehet Bunjaku

Albert Bunjaku do t’i rikthehet fushës së blertë, pasi qëndroi jashtë saj për tri javë, që nga ndeshja e Kupës së Gjermanisë me AUE, për shkak të një lëndimi në kërcin e këmbës, duke e dëmtuar nervin. “Shërimi është duke shkuar mjaft mirë. Ndjenja e mpirjes është zhdukur pothuajse. Dëshiroj të rikthehem këtë javë në stërvitje”, tha 28 vjeçari për magazinën gjermane, Bild.
“Me qëllim që ta stabilizoj këmbën time, më është dashur të fle natën me një tutor të veçantë. Në ditët e para kam qenë mjaft i frikësuar për shkak të mpirjes. Tash kjo ka kaluar”, vazhdoi Bunjaku, i cili kishte shkëlqyer në sezonin 2009/10 me ekipin aktual, duke shënuar 12 gola.