E Shtunë, 31 Tetor 2026

Casillas s‘e fiton Topin e Artë

Dino Zoff nuk beson se kapiteni i Spanjës dhe Real Madridit, Iker Casillas mund ta mposht Lionel Messin në luftën për ‘Topin e Artë’.

Pasi e udhëhoqi Realin deri tek titulli i kampionit në La Liga, portieri spanjoll e udhëhoqi ‘Stuhinë e Kuqe’ drejt triumfit në Evropian.

Kjo bëri që shumë njerëz t’ia atribuojnë 31 vjeçarit titullin e më të mirit në botë, por kështu nuk mendon edhe trajneri italian.

“Do të isha i lumtur po ta fitonte atë Casillas. Por, nëse jemi të sinqertë, nuk e shoh këtë mundësi. Mendoj se Messi do ta fitojë atë sërish. Për mua, ai është lojtari më i mirë në botë. Ai është artist. Messi është diçka tjetër”, tha Zoff.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›