Granatat siriane godasin Libanin

Agjencia libaneze e lajmeve raportoi se disa shtëpi janë goditur në rajonin e Uadi Kaledit, pasi që më shumë se 20 granata kanë rënë në rajon, duke shkaktuar ikjen e banorëve.
Në Siri, televizioni shtetëror tha se “grupe terroriste janë përpjekur” që të infiltrohen në provincën e Homsit.
Në raport thuhet se forcat siriane kanë vrarë “dhjetëra terroristë”.
Incidenti vjen pasi që të hënën nga Libani u hodh një raketë në Siri, duke plagosur dy policë kufitarë sirianë, gjë që shtyri të shtëna hakmarrëse nga forcat siriane.
Në anwn tjetër, aktivistët theksuan se të paktën 60 njerëz kanë vdekur nga dhuna e së shtunës në Siri.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, tha se në mesin të vrarëve janë 31 civilë, 19 ushtarë dhe 10 kryengritës dhe dezertorë.
Vrasjet ndodhën, derisa ushtria siriane ka bombarduar një varg qytetesh në provincën e trazuar të Alepos.