E Diel, 1 Nëntor 2026

Casillas shpreson që Puyol të mos ikë nga kombëtarja

TIRANE-Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, shpreson që kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, të rimendojë planet e tij për tu larguar nga kombëtarja spanjolle.
Casillas shpreson se mbrojtësi i Barcelonës, i cili njoftoi se ka vendosur të heqë dorë nga kombëtarja, mund të bindet për të qëndruar.

“Ai ka idetë e tij. Ai më ka thënë se ajo çfarë dëshiron ishte Kupa e Botës dhe mendoj se ai do t’i thotë lamtumirë (Spanjës), por tani të gjithë jemi të lodhur. Ai është shumë i nevojshëm për ekipin dhe ai mund të qëndrojë deri në vitin 2012”, ka thënë Casillas.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›