Pasuesi i Ferguson, David Moyes

Mediat angleze janë pothuajse të sigurta se pasuesi i Sir Alex Ferguson te Manchester United do të jetë David Moyes. Edhe në bastoret sportive në Britani kanë rënë dukshëm kuotat në dilemën se kush do të jetë pasuesi i Ferguson.
"Bookmarkers" e sheh si favoritin absolut trajnerin e Evertonit si trashëgimtar të Fergiet. Sipas mediave angleze, Alex Ferguson do të pensionohet në fund të edicionit të ardhshëm në Premierligë, atëherë kur edhe Moyesit i skadon kontrata me Evertonin.
Moyes ka qenë i kërkuar edhe nga Chelsea, por se kalimi me shumë gjasa i Mourinhos e bën Moyesin si favoritin kryesor për trajner te Manchester United.
Madje David Moyes është mik i Alex Fergusonit duke treguar miqësinë e tyre shpeshherë në disa deklarata./Indeksonline/