Casimiro De Brito; Filozofia e Fikut
Poeti nga Portugalia nuk e tha rastësisht fjalën “fik”. Ka një poezi “Fik i plasur”. Fjala fik shqiptohet e shkruhet identik si në shqip. Casimiro De Brito, u habit, po aq sa ne për këtë rastësi. Ndërsa për lexuesin që pret të njohë në intervistën e mëposhtme një poet tipik, do ta tejkalojë mënjeherë barrierën e të njohurit me një të huaj.
Sepse Casimiro De Britos, - njeriu, ambasador që predikon paqen në Afrikë, që ia vlen t’ja vjedhësh entuziasmin për të ardhmen, mënyrën se si arrin t’i dojë njerëzit,- i pëlqen të shprehë mirë konceptin e të madhërishmes për të qenë i hapur, që për perëndimorët çështja është thjesht ta shohësh tjetrin të hapur, ndërsa për njerëzit e Lindjes kjo lloj hapje është të qënit i njëjtë, duke pranuar njëri-tjetrin, duke njohur tjetrin. Ai është portugez, dhe në Shqipëri thotë se është ndjerë si në shtëpinë e tij, i duket ky vend pak nga vendi i rrënojave, gjurmë nga regjimi diktatorial, dhe tani.
shtë vëzhgues shpirtëror i njerëzve, një poet që jeton sa vetëm aq dhe me pasionet njerëzore. Bota e librave të tij është sureale. Duke qenë djalë i vetëm ka shpikur personazhe, ndërsa njerëzit arrin t’i dojë ashtu siç ha një peshk-siç bisedon me të- peshku që bëhet Casimiro, pjesë e asaj që do, dhe gjithçka që e dëshiron. Por, në krye të të gjitha është filozofia e fikut, ndryshe e gjërave që ti do, ke nevojë. Të dish se sa do, pasi për poetin 70 vjeçar, i përkthyer në 170 antologji, në 24 gjuhë të botës, nuk ka kohë as për të humbur dhe as për të vdekur. Për të gjitha këto u nderua në festivalin ndërkombëtar të poezisë, “Poeteka” të organizuar në Durrës, me çmimin më të lartë “Unaza e poetekës”.
Ndodh shpesh që njerëzit në kohët e sotme të ndahen mes tyre, në një anë modernë, e në anë tjetër primitivë. Diçka pak a shumë ngjet mes Evropës, e vendeve më përtej Lindjes, pak a shumë ngjet mes veriut dhe jugut, mes besimeve...çfarë mendoni se i bën kaq të kompleksuara këto marrëdhënie mes njëri-tjetrit?
Kemi tre probleme. I pari që kam parasysh është i ashtuquajtur evropianizim. Nuk dijmë që Evropa është më të vërteë shumë antike, diçka që ka lidhje me 3 mijë vjet më parë. Gjithkush e ka harruar atë, por ne duhet të kujtojmë që ideja e Evropës, nuk ka bëjë thjesht me një kontinent. Evropa është një shtet i mendjes, një vend që ka filluar tamam tre mijë vjet më parë, dhe ndahet pak a shumë me ne, si të thuash mesdheu. Po të marrim fjala vjen romanët, përsëri ata nuk janë fillesat e Evropës. Të parët le të themi janë grekët, egjiptianët e lashtë, apo arabët. Kjo është çështja, që ne i themi sot Europë. Dhe s’është aspak e drejtë që Evropa nuk e di këtë. Evropa është një kontinent më shumë se kaq. Është diçka që kemi brenda zemrës, brenda ndjenjave, brenda mendjes sonë, kokës sonë. Ky është problemi i parë për këtë çështje. Problemi i dytë është që ne duhet të luftojmë, një mënyrë lufte siç mund të jetë jugu kundër veriut. Ne p.sh në jug kemi më tepër zemër se sa mendje, kur them jugu kam parasysh rreth 26 vende të Mesdheut në përgjithësi, nga Portugalia në Turqi, në vendet arabe, e deri te jugu i Evropës. Të gjithë këta njerëz, në një farë mënyre, kanë në thelb një art të madh, të madhërishëm. Ndërsa njerëzit në veri të Evropës kanë një zemër që nuk mund të jetë kaq e madhe sa e jona, e njerëzve të jugut. Prandaj ne na duhet të luftojmë ndaj këtij koncepti. Dhe po kaq e vështirë bëhet kjo cështje kur flasim edhe për besimet. Ne kemi tre besime të ndryshme, të mëdha dhe këndvështrimi im është krejt i ndryshëm nga ç’paraqiten në opinion shpesh herë. Këto besime janë shumë më të afërta se sa ne mendojmë në fakt.
Kanë shumë gjëra të njëjta midis tyre këto tre besime të njerëzve. Në këto vende që i quajmë evropiane, pra që mund t’i referohemi Evropës, është një luftë dytësore, që tashmë nuk mund të themi se është ajo lufta p.sh e jugut të Evropës. Por është një luftë midis normalizmit, që është vetëm një, dhe ndryshimit kulturor, pra diversitetit, larmishmërisë kulturore.
Po ta shohim, ky problem nuk është thjesht evropian. Ky problem ekziston në çdo vend. Në çdo vend politikanët janë gjithmonë duke luftuar, më tepër, për të sjellë normalizim për shkak të ligjit. Po, ne jemi më të kompleksuar se sa ligji. Në çdo vend historia fillon pas fillimit. Nuk mund të fillojë historia nga momenti i duhur. P. sh. politika nuk e fillon historinë nga momenti i duhur por nga momenti politik i historisë.
Kështu që ne na duhet të gjejmë rrugë, dhe mënyra për të thënë, se ne nuk jemi këtu që shtatë apo tetë shekuj më parë, apo më shumë se kaq. Ne kemi qenë të ndryshëm dhe të njëjtë në një farë mënyre. Duhet të luftojmë për këtë. Nuk ka qenë aspak e lehtë, duke pasur parasysh se janë zhvilluar dy luftëra në botë. Dhe gjithçka në lidhje me Evropën, këto gjendje, nuk kanë qenë aspak të thjeshta. Duket sikur është luftuar më shumë për çështje financiare, por në fakt esenca dhe thelbi nuk është paraja.
Por, bëhet fjalë për rrënjët e çdo vendi, fillesat dhe lidhjet që kemi midis vendeve. Ky duhet të jetë problemi ynë më i madh, sepse ende nuk njohim tjetrin.
Për të njohur tjetrin- kjo është arsyeja pse ju udhëtoni aq shumë?
Unë udhëtoj gjithë kohës, dhe ja p.sh erdha në Shqipëri dhe u ndjeva si në shtëpinë time. Sepse, pothuaj, 70% e gjërave, fjala vjen, janë të njëjta si në Portugali. Më tregoi edhe mua se kjo është si Portugali e viteve ’50-të.
Për mua të jem këtu do të thotë të marrësh diçka moderne, që ka qenë fillesë moderne e 50 viteve diku tjetër. Ndërsa unë e fus veten në vitet ’50 të vendit tim, atëherë i thonë 50 vjet. Kjo nuk është thjesht çështja ime, por e gjithkujt si një mënyrë për të shkuar diku, për të gjetur gjërat e njëjta që kemi ne njerëzit.
Në duhet të njohim në fakt njëri-tjetrin, sa më mirë të mundemi, në mënyrë që të gjejmë vetveten. Nëse nuk e kemi njohur tjetrin, nuk e kemi njohur veten.
Kjo janë tre çështjet themelore, luftrat dhe mënyrat e të lufturait, përpjekja për të njohur çfarë jemi, se jemi të afërt, të ngjashëm, që Evropa në këtë formulë është një gabim. Dikush mund të mendojë se jam tërësisht i marrë, por unë këtë e them në konferenca ndërkombëtare kudo që shkoj në disa vende si Maroku, Shqipëria, Turqia etj. Nëse këtë e thua,- këto duhet t’i përkasin Evropës, në konceptin tim. Dhe besoj se do të fitohet kjo luftë idesh. Duhet të njohim njëri-tjetrin.
Jeni konsideruar, si një nga personalitetet absolutë që ka pasur festivali i poezisë “Poeteka”. Cili ishte impresioni i mënjëherëshëm kur, pas ftesës, dëgjuat emrin e Shqipërisë, si një vend në Ballkan, që gjeneron çdo ditë dëshirën për të hyrë në Evropë?
Këtu më lindi pyetja e parë që ishte fillimi i të qënurit tim në Ballkan. Për herë të parë në Balkan kam ardhur kur vdiq Tito. Kishim një konferencë në Slloveni, dhe në këto ditë Tito vdiq. Konferenca u anollua dhe vendosëm të qëndronim katër ditë vetëm për të biseduar. Ishim mbledhur rreth 100 shkrimtarë. Takova një shkrimtar të madh nga Kroacia, Pedraka, shkrimtari më i mirë që njoh atje, i cili ka shkruar me zell rreth problemeve të Ballkanit, kufinjve, krizave etj. Ka shkruar për gjëra të vogla, për jetën, por që janë librat më fantastikë të tij, i përkthyer në shumë gjuhë. Gjatë këtyre tre ditëve të konferencës, ne ishim thjesht duke dëgjuar, pa asnjë lloj funebre.
Ai bëri një fjalim të fortë ku thoshte se në krye të disa vjetëve, qoftë edhe dhjetë vjetëve, i gjithë Ballkani do të ishte duke luftuar kundër kufinjve dhe njëri-tjetrit. Ai e shpjegonte këtë për shkak të besimeve, natyrës, gjendjes,- ky ka qenë momenti i parë ballkanik. Pra vinte i konceptuar, pak a shumë, si çështja e Rusisë që ka shumë vende. Ky ka qenë pikëtakimi i parë. Mendoj se Ballkani në një farë mënyre i takon të mbetet laborator i së ardhmes. Për gjatë shumë viteve, vendet e Ballkanit kanë luftuar kundër njëri-tjetrit. Dhe Shqipëria ishte atje vetëm, në gjithë këto vite, kur unë nuk e dija. Tani p.sh nëse unë e ndjej veten të lirë në Shqipëri si në çdo vend, është se diçka ka ndryshuar. Kjo është një pyetje prej dhjetë vjetësh, dhe nuk janë shumë. Por, Shqipëria më duket një vend shumë interesant. Këtu mund të shoh botën e rrënojave, shoh disa gjëra që duken si mesdhetare të shekullit të 14-15-të, shoh dhe gjëra nga regjimi, koha e diktaturës, dhe gjëra që janë nga tani, pra ka një përzierje kohërash këtu. Më duket sikur historia është duke punuar pikërisht këtu në Shqipëri, edhe rreth njerëzve. Nuk kam asnjë gjë për të thënë, sepse më duket sikur jemi të njëjtë. Njoh Entelën prej pesë vjetësh ( Entela Kasi, përkthyesja e parë e De Britos në shqip), që është lidhja ime e parë me Ballkanin, Shqipërinë. Është shqiptarja e parë që kam takuar nga Shqipëria, më pas kam takuar poetin Arjan Leka etj. Isha i lidhur me këta njerëz që janë absolutisht të sjellshëm dhe fantastikë. Kjo është thelbësorja për mua. Unë besoj se nëse takon dikë, një burrë apo grua, më duket sikur ndjehem në shtëpi, dhe ndryshimi i vetëm është gjuha, të tjerat janë të njëjta. Mund të jetoja këtu për nja gjashtë muaj apo më gjatë duke shkruar qoftë edhe librin tim në Shqipëri.
Krijoni lidhje aq të forta me njerëzit, kur gati në të kundërt marrëdhëniet njerëzore në ditët e sotme, ja nga politika, ja prej natyrës, nuk kanë kaq thellësi, mungon dashuria, ka shumë probleme sociale, vuajnë nga depresioni dhe janë me mijëra OJQ që hedhin para për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Ju, si i vëzhgoni njerëzit?
Është një problem aktual sepse gjithkush është i ndryshëm. Është shumë e rëndë dhe e vështirë të bashkëngjitësh gjërat tek një njeri; të gjesh zemrën, mendjen, historinë, lirinë pra t’i gjesh të gjitha këto të bashkuara brenda një qënie humane. Kjo ndodh në shumë vende të botës. Tani unë i shoh gjërat duke parë shumë situata të ndryshme, në vende të ndryshme, dhe njerëz të ndryshëm. Duke ditur diçka rreth lindjes dhe vdekjes, duke ditur diçka rreth ndjenjës së burrit dhe gruas, duke i vendosur gjërat në të njëjtin nivel, dhe duke e bërë këtë punë çdo ditë. Kjo është ajo çka unë bëj prej shumë vitesh, për të qenë marrës, për ta pranuar tjetrin. Është ajo çka unë kërkoj. Përreth 20 vite nuk dija çelësin, dhe 20 vite të tjera e dija çelësin por isha ende duke menduar për këtë çelës. Ndërsa në këto 20 vitet e fundit është krejtësisht natyrale të kuptoj se çdo njeri që ka disa ligje rregulla. Njerëzit përgjithësisht janë skllevër të ligjeve, si politike ashtu dhe ligjeve familjare, ligjeve personale njerëzore. Gjithashtu ekziston diçka e veçantë dhe e vërtetë në thelbin e çdo qënie humane- të mendosh, të krahasosh gjërat, të dish që unë mund të luftoj kundër atyre rregullave apo ligjeve. Siç mund të luftojë njeriu, qoftë edhe kundër ndjenjave. Kjo të bën të jesh shumë i hapur, shumë zemërgjerë. Më pëlqen ta shpreh më mirë konceptin e të madhërishmes, për të qenë i hapur. P.sh për perëndimorët gjithë çështja është ta shohësh tjetrin të hapur, por për njerëzit e Lindjes kjo lloj hapje është të jemi të njëjtë, ta pranojmë tjetrin-njeriun e varfër, të vjetrin, të madhin etj. Ndërsa hapësira ime në konceptin e gjerë ka qenë të shoh ....madje dhe ujërat, gurrat. E shoh këtë jo tërësisht si natyrore, por si diçka që unë vetvetiu e kam bërë në vetveten time. Më duket sikur jam vetë autori i kësaj mënyre të jetuari, që lidhet edhe me pyetjen tuaj.
Flisni për thelbin e qënies humane. A mendoni se jemi në kohën e intelektualit human për të marrë në dorë të drejtat e njeriut përballë forcës burokratike që kanë njerëzit e politikës? Cila është eksperienca juaj në këtë drejtim, dijmë që keni qenë kundër regjimit në Portugali?
Kjo që pyesni ju, mbetet ende ëndrra antike e grekëve të lashtë. Ka qenë ëndërr e botës antike se si politikanë duhet të udhëhiqen nga filozofët. Dhe kjo ka qenë e pamundur dhe është e pamundur në fakt. Sepse p.sh një filozof apo një poet nuk mendon thjesht për vetveten. Ne mund të dukemi dhe pak naivë. Që të jesh politikan nuk mund të jesh edhe kaq njeri i mirë. Një njeri i mirë s’mund të jetë politikan. Ka gjëra të ndryshme në këtë sens. Dhe gjëra të ndryshme në shoqëri të ndryshme. Mund të flas pak a shumë, për eksperiencat e mia sepse kam qenë gjysmën e jetës kundër regjimit në Portugali. Kur isha i burgosur politikisht apo kur isha në ekzil e kam vuajtur këtë. Ka qenë koha kur përfundoi revolucioni në Portugali dhe unë pata shansin për t’u bërë politikan, të zgjidhja, dhe ndoshta të isha edhe ministër, të isha lider. Pra, të kisha këto punë madhështore, por në fakt e dija se në disa muaj kohë do të isha shkatërruar nga burokracia, do kisha humbur veten.
Kështu mendoj se midis ne të treve p.sh ka tre mënyra të ndryshme. Që të tre, në rastin midis, filozofit, poetit dhe politikanit. Jemi pak a shumë si një orkestër e vogël, instrumentë të ndryshëm. Ne luajmë në instrumentë të ndryshëm, ne duhet të respektojmë instrumentin e tjetrit. Pra, politikani nuk del aq i keq sipas kësaj formule, por duhet t’i respektojmë këto. Por në fakt secili duhet të luajë sa më mirë të mundë, instrumentin tonë në këtë rast. Kjo është ajo që unë mendoj.
Është interesante se si ju keni marrë një vlerësim nga Evropa, si ambasador i paqes. Cili është veprimtaria juaj pas këtij nderimi. Çfarë quani ju mision primar të jetës suaj?
Duhet të keni parasysh që kjo organizatë që mua më ka dhënë titullin ambasador i paqes, nuk është organizatë qeveritare, është OJQ. Këto u japin tituj njerëzve si Dalai Lama etj, siç mund të jetë një këngëtarë, futbollist, shkrimtar, si unë tani etj. Çfarë bëjmë ne? Ndërsa unë shkoj në Kolumbi, një vend ende në luftë, ku shkelen të drejtat e njeriut, mua më duhet të gjej formën për të vendosur në një farë mënyre paqen. Vërtetë është një vlerësim nga Evropa, por duhet të kemi parasysh që këtë e kanë marrë njerëz nga shumë vende të tjera. Dhe kjo organizatë ka menduar që emrat tanë mund të çojnë paqe. Javës tjetër do të shkoj në Kaliforni, pas kësaj do të shkojmë në Senegal, në vendet e Afrikës. Nuk është se bëjmë ndonjë gjë atje. Thjesht ne përpiqemi të themi se paqja është mënyra e vetme për të shpëtuar botën. Nuk ka interesa personale në këtë rast, ata sigurojnë udhëtimin dhe misioni im përputhet vetëm me faktin se paqja shpëton botën. Nuk është se bëjmë luftë për të gjetur një vend për ta çuar paqen. Ka njerëz të caktuar në vende të caktuara, që në momentin që marrin titullin ata nuk bëjnë asnjë gjë tjetër. Kurse në rastin tonë, kur marrim këtë titull, ne shkojmë në disa vende për të përcjellë imazhin dhe idenë e paqes.
Pse shkruani? Çfarë do të thotë të shkruash?
Fillova të shkruaj kur nuk e dija të shkruarit. Mund të kem qenë 2-3 vjeç. Shkova në shtëpinë e gjyshit. Aty kishte shumë pemë, dy tre pemë me fiq. Kishte shumë zogj. Gjyshi më ka treguar një shprehje që unë kurrë nuk e kam harruar.
Kur unë isha duke ngrënë një fik- ai më tha se kjo është një poezi, e cila është e përkthyer si dedikim edhe në gjuhën shqipe, “Fik i plasur”, dhe më pas vjen poezia tjetër. Ishte një lloj poezie në atë takim 2-3 vjeç me gjyshin. Thelbi i kësaj është se dëshiron të hash këtë fik, haje, nëse do të hash fikun e dytë haje, nëse të tretin nuk dëshiron ta hash...mirë lërë. Pra, thelbësorja është të dish se sa do. Kjo ishte shprehja, shprehja e parë poetike e jetës sime. Situata e dytë poetike, pra ngjarja ime pse unë shkruaj, është histori shumë interesante. Si të gjithë kam pasur prindër. Babai im e niste ditën gjithnjë me një shprehje, ndërsa nëna fliste 24 orë në ditë, si gjithë nënat. Në një farë mënyre mua më duhej të isha në mes. Kjo është situatë tjetër, si takim me të shkruarën. Babai në atë kohë ka pasur një shtëpi, e cila është shumë tradicionale në Portugali, jo si qendër tregtare, po një vend ku shiteshin shumë gjëra, gati si një kantinë. Atje ka qenë një poet i njohur portugez që vinte në shtëpinë time çdo ditë, pasi kishte një publik që e gjente aty. Çdo ditë, kur ndodhte kjo, poeti i madh portugez linte disa vargje në shtëpinë time, prindërve të mi. Ai në vetvete mendohej dhe thoshte diçka dhe çdo ditë dërgonte një poezi.
Atëherë unë isha fëmijë teksa dëgjoja këtë poet të madh. Që atëhere mendoja a do mund të jem një njeri si ky? Por në një nivel tjetër natyrisht. Në atë kohë isha vetëm tetë vjeç.
Të shkruash është e njëjta gjë sikur të dashurosh, të duash. Kam një poezi për këtë ku tregoj se gjithçka është vetëm fillim. Është si ajo thënia latine “carpie diem”-kape ditën, jeto momentin, jeto jetën. Mendoj se jeta ime ndjek këtë frazë, jeto jetën, në poezi, dashuri, në botë, në gjithçka jetoje. Kjo është arsyeja pse unë shkruaj, është një filozofi e imja. Sepse dua ta jetoj gjithçka, çdo ditë, pra ta jetoj dhe ta dua. Kam shumë ditë që i kaloj në vetmi, kur edhe në këto ditë e jetoj jetën.
Përsa i përket stilit, ky është diçka tjetër. Nuk kam vëllezër dhe motra, kam jetuar tre-katër vjet pothuajse vetëm, sepse prindërit e mi ishin në punë. Isha fëmijë i vetëm. Dhe unë kam kompozuar, krijuar, disa vëllezër dhe motra përmes miqve. Ishin gjëra pak sureale, derisa unë fillova të shkruaj në stile të ndryshme poezi, prozë, novela. Ekzaktësisht ndodh kjo sepse njerëzit, unë i shpik. Nuk janë njerëz realë.
Ata janë si shpirt i kontradiktës, në ekzistencën e prindërve p.sh babai thotë një shprehje, nëna 24 orë vetëm flet, dhe thelbi i personazheve të mi është; që gjithçka që shkruaj është tek kjo kontradiktë. Kam një ngjarje të vërtetë. Shkrova një libër më ’71, një kompozim të vargjeve, një dyvargësh i cili më vonë më ka udhëhequr drejt një libri me shumë faqe. Dy vargje kanë qenë si fjala e babait dhe i gjithë romani romani ka qenë si fjala e nënës. Është si mënyrë respekti që gjithçka ia dedikoj këtyre dy njerëzve shumë të rëndësishëm, nënës e babait. Këtë e respektoj shumë përmes punës sime.
Kaq i vetmuar, dhe kaq shumë pasione, si arrini ti doni njerëzit? Mund të na jepni një përkufizim ç’është dashuria?
Ashtu siç e thashë edhe më përpara është pikërisht një moment. Është momenti kur gjyshi më rrëfeu; duhet të respektosh fikun e tretë. Kjo është metafora nëse do ta hash një fik haje, kjo është jeta, nëse dëshiron të dytin haje prapë po nëse nuk ke nevojë për fikun e tretë atëhere...mos e merr. Kjo është si puna e atij fikut të plasur. Kështu duket si një shaka për atë pemë, por nuk është shaka kjo që do të them tani.
Kur jam duke ngrenë, më duket sikur i them p.sh peshkut që po ha, mund t’i flas atij: ti mendon se po të ha se je i ngrodhur, nuk bën më? Jo ti vetëm ndryshon sepse unë po ushqehem me ty dhe ti bëhesh pjesë e imja, bëhesh gjithashtu Casimiro. Pra, gjithë thelbi i kësaj është si ushqimi, kjo dashuri. Ti ke nevojë për të, ti bëhesh pjesë e imja dhe ti bëhesh shumë si unë dua, gjithçka që unë dua, dhe pastaj shkëmbehen. Vjen kjo dashuri drejt meje, e cila vdes pastaj. Është si gjithçka që ka lidhje si ti do detin, do dashurinë. Unë jam tjetri dhe tjetri jam unë.
Ka qenë një session në ditët e festivalit të “Poetekës” ku një nga temat debutuese mes shkrimtarëve ka qenë të paraqisnin një ese se çfarë do të thotë të jesh shkrimtar në...për ju të jesh shkrimtar në...kudo që shkruan, në Portugali apo gjektë çfarë do të thotë?
Nuk ka gjeografi për shkrimtarin. Të jesh shkrimtar në Portugali, nuk ka ndonjë ndryshim sikur të thuash se është më mirë të jesh shkrimtar aty apo në një vend tjetër. Nuk është e rëndëishme se ku je shkrimtar. Ti je shkrimtar, ti shkruan kudo. Çështja është të jesh shkrimtar në botë, thjesht të jesh shkrimtar në botë. Më duket si një pyetje politike e atij sesioni, dhe jo si një pyetje e vërtetë. Shkrimtari në këtë filozofi i përket botës, është në botë. Dhe për mua është të jesh shkrimtar ku? Në botë. Nëse unë do të mendoja të shkruaja poezi se do të lexohesha thjesht nga potugezë kjo nuk do të ishte poezi. Pra, unë shkruaj për të gjithë botën.
Koncepti gjeografik përmbyset në mendjen time nëse e dëgjoj këtë. Mund të jem gjashtë muaj në një vend të caktuar dhe shkruaj, po kështu mund të jem dhe në një vend tjetër. Kufinjtë gjeografikë në mendjen time përmbysen. Kur jam me japonezët flas me ta, sepse në thelb ne njerëzit kemi nevoja themelore të njëjta dhe dëshira themelore të njëjta.
Një poete e re që ju ka ndjekur në leximet poetike, tha se e kishte tërhequr fakti se ishit kritik i vetvetes në poezi. Të qënit kritik, kritika është nevojë për tu njohur, komunikuar, apo mungesë? Si do ta shihnit në ditët e sotme raportin kritik-autor?
Në një farë mënyre jam kritik i asaj që bëj, dhe jo kritiku zyrtar, nuk është e njëjta gjë. Nuk është e njëjta gjë më të gjithë. P.sh ka poetë që janë si lumë me një rrugë, dhe të tjerë poetë që janë një lumë me shumë degëzime. Kjo do të thotë se ndiqet një traditë poetike, ka edhe poetë që ndjekin shumë tradita. Rasti im ekzaktësisht është se ajo që bëj gjatë gjithë kohës është t’i studioj të gjithë grekët e vjetër, italianët, japonezët. Kjo është një mënyrë e të bërit kritikë. Kam qenë dikur kritik dhe shkruaja kritikë, tani jo. Tani thjesht fus kriticizmin tim në punën time. Sepse nuk kam kohë të merrem si kritik i veprave të tjerëve. Jam te të 70-at dhe kam shtatë libra të tjerë që jam duke shkruar, të cilat në traditën që unë kam me vetveten, në mënyrën e të punuarit tim, dua njëkohësisht dhe të vlerësoj. Kemi katër poetë në Portugali, shumë të mirë, të cilët janë mbyllur në guaskën e fildishtë, sepse duan të përfundojnë veprat, sepse koha ikën. Ndërsa unë dua njëkohësisht të përfundoj veprat, njëkohësisht të jetoj, njëkohësisht të kritikoj poezinë time, dhe jo të shkruaj më kritika për të tjerë. Por ende dua të vazhdoj të lexoj atë çka është letërsia e botës, më e mira.
Ndërsa sot është shumë e vështirë kritika dhe gazetaria në raport me autorin. Për këtë duhet të mendoj dhjetra mijëra njerëz, kjo nuk është e njëjta gjë edhe me autorin. Nëse një autor pretendon të jetë bestseller duhet të shkruaj gjera, duhet të njohë shumë njerëz, ndërsa unë do t’ja dedikoj gjithë këtë vetëm të shkruarit, nuk do të mendoja lexuesin, do të mendoja vetëm për shitjen. Nuk është asnjëgjë për mua kjo balancë. Te unë personalisht kjo nuk krijon asnjëgjë. Unë shkruaj atë që mendoj se dua ta shkruaj, mendoj se do ta lexojë gjithë bota. Unë jam shkrimtari, ndërsa kritika është çështje tjetër, dhe gazetaria. Tjetër gjë është të jesh bestseller dhe të shesësh mijëra libra, kopje, dhe tjetër gjë është të bësh artin përbrenda saj. Ndodh ndonjëherë, është e zakonshme në Portugali, që një shkrimtar i mirë, që ka një audiencë të caktuar, ai jo se shkruan libra të këqinj por ka hapësirë sepse është i njohur. Kur ky shkruan shumë të mirë, është në rregull. Por ka raste kur ky shkrimtar i quajtur i mirë, shkruan gjëra qoftë dhe të zakonshme, jo kaq të mira ose qoftë edhe të këqija, përsëri është një kombinim i çuditshëm, i një ideje fikse se ky është një shkrimtar i madh dhe kritika pothuajse nuk merret fare më këtë punë, ose gazetaria e mirfilltë. Ky shkrimtar shkon te lexuesi. Në fakt mua nuk më shqetëson fare kjo, nuk e shoh si problem.
Vijmë tek vlerësimi që kritika ju ka bërë, rezultat besojmë i së cilës është njohja me poezinë tuaj, përfshirja në shumë antologji, në disa gjuhë, nëpër botë. ǒdo të thotë kjo për ju? Është ky një lloj përjetësimi për autorin?
Kjo ndodh. Është e vërteët që jam i përfshirë në 170 antologji, në 24 gjuhë bashkë me gjuhën shqipe. Por kjo nuk është e përhershmja, e përtejkohësisë.
Kjo është çka në syrin tim duket si e përkohshme, ajo çka është e përjetshmja nuk e di. Të jesh i publikuar në 24 gjuhë nuk do të thotë asnjë gjë. Kjo do të thotë thjesht paskam qenë me fat. Dhe që jam në kaq antologji është çështje e thjeshtë, jam me fat. Sepse fjala vjen poeti më i mirë portugez thjesht ka botuar dy libra, poeti më i mirë portugez që unë e vlerësoj, pra bëhet fjalë për Fernando Pesoe-n, i cili ka vetëm dy libra të botuar, por tani ai është përkthyer në të gjitha gjuhët. Kjo është e ardhmja, dhe unë s’mund të flas për këtë. Pra, a mbetet shkrimtari në kohësinë e kohës që është gjallë dhe ka arritur në këtë kohë, apo në kohën tjetër kur shkrimtari nuk është dhe sa kohë vepra mbetet? Unë nuk e di këtë, unë thjesht bëj punën time, shkruaj veprën time, bëj atë që mundem. Qëllimi është të bërit publik, më duhet të shkruaj ndryshe. Qëllimi im nuk është të fokusoj tek një publik dhe të shkruaj për këtë publik. Unë duhet vetëm të shkruaj pavarësisht kësaj, dhe është fat pastaj, nëse ato mund të jenë në dhjetë gjuhë në një vit dhe kjo mua mund të më bëjë të lumtur thjesht për momentin, por nuk është e gjitha. Nuk kam luftuar ndonjëherë për këtë, kjo thjesht ka ndodhur. Për shembull nuk e kam ditur që ndonjë ditë mund të isha në Shqipëri, përgjithësisht nuk them jo, më pëlqen të them po. Unë jam njeriu i “po”-ve, me të qënurit me të tjerët. Kjo është mënyrë e shkrimtarit, të shpërndajë poezinë apo paqen. Nuk është se kam kërkuar, pyetur për të qenë në këto gjëra, për të qenë këtu. Dikush dëshiron që të jem dhe ja ku jam.
Ju vjedhim pak konceptin për të ardhmen, çfarë ndjesie ju intrigon e ardhmja, ju shqetëson?
Unë kam kuptimin e shkëlqyer për të ardhmen, sepse e di që e ardhmja ka lexuar punën time. Puna ime është botuar. Po të kujtoj se Pesoa në kohën e vet nuk kishte botuar gjë, thjesht shumë pak faqe, libra, dhe sot Pesoa është Pesoa. Ky poet nuk e ka ditur këtë në kohën e vet. Kështu që unë kam një sens shumë të mirë për të ardhmen, e di që e ardhmja do ta lexojë këtë, e shoh si një lidhje, si një ngjashmëri. Ndonjëherë e ardhmja të lexon atë që ke shkruar. Ndonjëherë ka njerëz që shkruajnë pa u lexuar. Unë i besoj shumë të ardhmes. Sepse në të ardhmen është një kohë tjetër. Unë thjesht punoj, kjo është gjëja që dua të bëj.
Jeni nderuar me një “Unazë” në Poetekë, si poeti më i mirë në këtë edicion. Gjithashtu në CV tuaj shënohen dhe shumë cmime dhe vlerësime. Çmimet herë kanë para por janë dhe thjesht stimul moral. Si i keni përjetuar?
Në fakt ndjem i lumtur sepse nuk është çështja ime, por është çështje respekti. Nëse mund të jetë një çmim, kudo qoftë, me vlerë paraje, patjetër që do t’i kisha dhënë aty ku do të jetë nevoja. Më ka ndodhur të kem çmime shumë të mëdha në shumë vende të botës, dhe shpesh këto para më ka ndodhur t’i çoj aty ku njerëzit kanë nevojë si fjala vjen në Senegal. Unë kam nevojë për atë që kam nevojë, sepse thjesht kam nevojë kjo është thënia e gjyshit tim, pra nëse e do të parin fik thjesht haje, po ashtu dhe të dytin fik, nëse nuk e do të tretin, lëre. Kam pasur raste që pa e ditur shumën, e kam dhënë për çështje bamirësie.
Çmimet për mua kanë shumë peshë, por mua më intereson ajo që është brenda meje, që lidhet me stabilitetin tim të të jetuarit, ku duhet të ishte dhe jeta, nevojat e plotësuara të njerëzve të cilët nuk kanë. Ka gjëra që janë më të rëndësishme, mua më mjafton normaliteti. Kam pasur raste kur më është kërkuar të shkruaj një libër rreth verës, që kushtonte shumë para, kam thënë jo sepse unë kam shumë gjëra për të shkruar, poezia ajo që është brenda meje. Ka vende të ndryshme që duan që unë të krijoj një antologji, ndoshta unë mund të them po, se punë është, për t’u bërë, por çështja është se jeta duhet jetuar. Kjo do të thotë të jetosh normalisht më të mirën. Kur ti kërkon diçka ke gjithçka, dhe nëse kërkon gjithçka s’ke asgjë. Filozofia është si reagon. Nuk kam kohë për të humbur dhe as për të vdekur.