E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cassano i lumtur në Milan

Nga Express më 17 prill 2011 në ora 16:55

Sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano ka theksuar se ndihet i lumtur në San Siro derisa shpreson të fiton titullin në Serie A këtë sezon.

Reprezentuesi italian ishte në mesin e golashënuesve në fitoren 3-0 në shtëpi kundër ish skuadrës së tij Sampdoria të shtunën mbrëma.

“Kam zhvilluar një ndeshje të mirë” tha Cassano pas ndeshjes. “Ndoshta isha i inspiruar nga lindja e djalit tim. I kam të gjitha në Milan, ndihem i kompletuar dhe kaloj mirë me bashkëlojtarët. Tani duhet të përqendrohemi të fitojmë Scudetton”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›