Vendoset e ardhmja e Neuerit

Nga Express më 17 prill 2011 në ora 16:23
Portieri i Schalke 04, Manuel Neuer ka bërë të ditur se ka marr vendim rreth të ardhmes së tij.
Ylli gjerman spekulohej fuqishëm me transferim në Bayern Munich e Manchester United ndërsa tani ka njoftuar se ka marr vendim se ku qëndron e ardhmja e tij por ka refuzuar të tregon se për kë do të luan sezonin e ardhshëm.
“Vendimi është marr. Njerëzit që duhet të dinë, e dinë. Andaj gjithçka është sqaruar”, tha Neuer pas barazimit 1-1 me Werder Bremenin të shtunën. Neuer ka vetëm edhe 12 muaj në kontratën e tij aktuale me Schalken.