E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cassano merr numrin 10 ?

Sipas medieve italiane, sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano, nga sezoni i ardhshëm do të bart fanellën me numrin 10.

Fanella legjendare mund ti vihet në dispozicion në rast se pronari i saj i tanishëm, Clarence Seedorf, largohet nga klubi në fund të këtij edicioni. Veterani holandez është një prej dhjetë futbollistëve të Rossonerëve në skadim të kontratës dhe është ende e paqartë nëse do të vazhdojë në San Siro.

Por, në rast të largimit, fanella e tij do të kalojë te Cassano. 29 vjeçari vendosi të marrë numrin 99 pas transferimit në klub nga Sampdoria në janarin e vitit 2011.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›