Cassano në Milan ?

Nga Express më 17 dhjetor 2010 në ora 17:11
Sulmuesi i Sampdorias, Antonio Cassano ka arritur marrëveshje për transferim te rivali nga Serie A, Milan gjatë afatit kalimtar të janarit. Sipas
Sky Sports 24, ylli italian do të transferohet te Rossonerët në marrëveshje të pronësisë së plotë dhe jo në formë huazimi siç spekulohej fillimisht.
Cassano pritet të nënshkruajë kontratë deri më 2014 më vlerë prej 3.5 milionë eurosh në sezon. Sampdoria do ta paguajë edhe Real Madridin – ish klubin e Cassanos – një shifër që besohet të jetë 5 milionë euro për shitjen e futbollistit para skadimit të kontratës së tij aktuale.